• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“E SHOH KËTË PËRMES…”/ Aleksandër Vuçiç: Kosova po përgatitet të miratojë Ligjin për Liritë fetare, si në Malin e Zi
Home
Rajon

“E SHOH KËTË PËRMES…”/ Aleksandër Vuçiç: Kosova po përgatitet të miratojë Ligjin për Liritë fetare, si në Malin e Zi

7 January, 2020 k.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se nuk e përjashton mundësinë që edhe autoritetet e Kosovës të miratojnë një ligj për liritë fetare, të ngjashëm me atë që ka miratuar Mali i Zi.

“E shoh këtë përmes përgatitjeve, përmes librave të tyre shkollorë. Fushata po zhvillohet prej vitesh. Flitet për trashëgiminë e Kosovës, e cila duhet të jetë ndryshe nga ajo serbe”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd.

Ai tha gjithashtu se serbët do të luftojnë si gjithmonë kur t’iu thuhet se “nuk mund të ruajnë emrin dhe mbiemrin e tyre, fenë dhe kishën, monumentet kulturore dhe trashëgiminë e tyre kulturore”.

Deklaratat e Presidentit serb vijnë pasi Kuvendi i Malit të Zi miratoi më 27 dhjetor Ligjin për Lirinë e Fesë.

Vuçiç tha se nuk ka folur me presidentin malazez, Millo Gjukanoviç, por shtoi se është i gatshëm të bisedojë me të për çdo gjë.

Që nga ajo kohë janë zhvilluar edhe protesta nga besimtarë të Kishës Ortodokse Serbe, e cila e cilëson ligjin si “përpjekje për të zaptuar pronat e Kishës në Mal të Zi”.

Para pak ditësh pjestarët e sigurimit të Kuvendit të Malit të Zi në orët e vona të natës nxorrën me dhunë nga salla deputetët e opozitës serbe të Frontit Demokratik (FD), pasi që bllokuan votimin e Ligjit për Liritë Fetare. Ata më pas me furgonë policie janë dërguar në Qendrën e Sigurimit shtetëror në Podgoricë.

Paraprakisht deputetët serb shkaktuan incidente në sallën e Kuvendit, duke ‘pushtuar’ foltoren e kryeparlamentarit Ivan Brajoviç, ndërsa nuk munguan thirrjet për luftë, fyerje të rënda dhe tentime për përplasje fizike. Një nga deputetët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiç bëri thirrje për luftë, duke kërkuar që të jenë në gatishmëri të gjithë bashkëluftëtarët e tij në luftërat e viteve të 90 dhe ato të 99-ës.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CR7 REALIZOI TRIPLETË NË DEKADËN E RE/ Sarri siguron tifozët: Ronaldo s’ka më probleme me gjurin
Previous article AVIACIONI CIVIL ITALIAN PEZULLON LIÇENSËN R “ERNEST”/ Qytetarët në kaos: Kemi blerë bileta...

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT