• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E shiti Enveri Kosovën? Nexhmije Hoxha rrëfen prapaskenat e takimeve me Titon…
Home
Dossier

E shiti Enveri Kosovën? Nexhmije Hoxha rrëfen prapaskenat e takimeve me Titon…

6 August, 2018 g.autor Dossier

Debate të shumta po bëhen mes historianëve në lidhje me 75-vjetorin e Marrëveshjes së Mukjes dhe në lidhje me këtë ka reaguar vetë e veja e ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, e cila ka treguar ato që kanë ngelur në kujtesën e saj në lidhje me shitjen apo jo të Kosovës nga ish-diktatori.

Pak ditë më parë, historiani Uran Butka, zbuloi letrën që Miladon Popoviç i dërgon Titos për presionin që i ka bërë Enver Hoxhës për të prishur marrëveshjen e Mukjes, duke numëruar argumentet, që sipas tij, ishte pikërisht Enveri ai që e shkatërroi marrëveshjen.

Në një reagim të botuar sot në gazetën DITA, Nexhmije Hoxha i jep përgjigje akuzave, duke publikuar edhe pjesë nga bisedat që Enveri ka bërë me Titon për këtë çështje shumë të rëndësishme.

Ndër të tjera ajo sqaron:

Nuk është aspak e vërtetë se Mukja u prish për çështjen e Kosovës dhe janë krejt pa baza mendimet që hidhen nga pseudohistorianë se gjoja Enveri e shiti Kosovën në Mukje. Jo vetëm në rastin e Mukjes, por në vijimësi e deri në fund të jetës Enveri ka menduar e luftuar për Kosovën, sikurse e kam shprehur në parathënien e shkruar nga unё, nё librin e djalit tim, Ilir Hoxhёs “Kosova ёshtё Shqipёri”, të cilën ju mund ta botoni në gazetë. Aty është dhe përgjigja që unë u jap të gjithë atyre që thonë se Enveri e ka tradhtuar dhe shitur Kosovën.

Pjesë nga shkrimi i Nexhmije Hoxhës:

Enver Hoxha, nën malin e shpifjeve, u akuzua edhe sikur “e shiti Kosovën”. Ngritja e një akuze të tillë nga spekulatorë hileqarë e disa politikanë të rrugëve, që erdhën në pushtet, ishte krejt absurde, sepse Kosova nuk ishte pronë e Enver Hoxhës, që as e kishte blerë dhe as mund ta shiste. Ajo ishte gjysma e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar, që kishte historinë e saj, të vjetër e të re, mbi fatin e së cilës kishin vendosur Fuqitë e Mëdha në Londër, Berlin, Paris, në Jaltë e Potsdam dhe, më vonë, në Dejton e në Rambuje. As pas tre muajsh bombardime mbi Serbinë, nga fuqia më e madhe ekonomike e ushtarake e botës, SHBA e NATO, s’mund të thuhet se Çështja e Kosovës u zgjidh drejt e përfundimisht. Po të mos kishte krisur pushka e UÇK-së dhe, po të mos ishte treguar ajo frymë e lartë patriotizmi e solidariteti nga populli shqiptar i një gjaku, i ndarë artificialisht e padrejtësisht nga kufij të imponuar, nuk do të arrihej as kaq sa është arritur.

Motivi kryesor, për të cilin është folur pak ose aspak publikisht, që shtyu Enverin me shokë t’i drejtohen PK të Jugosllavisë, ishte se në Jugosllavi ndodhej gjysma e kombit shqiptar dhe, në kushtet e agresionit të nazifashistëve italianë e gjermanë, duhej të bëhej çmos që zgjidhja e Çështjes së Kosovës të vihej në rrugë të mbarë.

Të dy pushtuesit ndoqën një politikë djallëzore. U premtuan Kosovës dhe kosovarëve, gjithë shqiptarëve që banonin në trojet e tyre në Jugosllavi, pavarësinë dhe bashkimin me Shqipërinë. Kjo lojë e nazifashizmit gjatë pushtimit të Jugosllavisë ishte shumë e rrezikshme për të ardhmen e Kosovës. Enver Hoxha shkroi letra, shumë artikuj e trakte për të demaskuar këtë akt, për të bindur kosovarët e mashtruar dhe shqiptarët e tjerë në Jugosllavi se vetëm pjesëmarrja në luftën kundër pushtuesve nazifashistë, përkrah popujve të Jugosllavisë dhe ushtrisë partizane të kësaj, do t’u jepte të drejtën për të vendosur mbi të ardhmen e tyre. Përndryshe, ata do të shtypeshin, do të përbuzeshin dhe do të dënoheshin si bashkëpunëtorë të pushtuesve.

Duke u ndalur te Popovici, ajo thekson se “Është tjetër punë që, si kosovarët, edhe komunistët shqiptarë u tradhtuan pikërisht nga komunistët jugosllavë, tek të cilët, në fillim Enveri pati besim se, si komunistë-internacionalistë, duhej të ishin kundër qëndrimeve shoviniste e raciste të njohura të serbomëdhenjve ndaj shqiptarëve. Një komunist i tillë internacionalist, qe shoku i ngushtë i Enverit, malazezi Miladin Popoviç, i cili u eliminua nga UDB-ja, pikërisht sepse ishte mik i Shqipërisë dhe çështjen e Kosovës e shikonte si internacionalist”.

Bisedat me Titon

Duke treguar qëndrimin e mbajtur nga Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha tregon edhe pjesë nga bisedat e bëra me Titon.

“Udhëheqja jugosllave e dinte qysh gjatë Luftës se ç’mendonte Enver Hoxha për Kosovën, që i shpaloste në artikuj, nё traktet që i shkruante apostafat për Kosovën dhe në letrat që u dërgonte udhëheqësve kosovarë. Që në takimin e parë me J.B.Titon, gjatë vizitës së tij në Jugosllavi, në qershor të 1946-ës, Enver Hoxha i tha atij se “Kosova dhe viset e tjera në Jugosllavi, të banuara nga shqiptarët, i përkasin Shqipërisë dhe duhet t’i kthehen asaj”. Përgjigjja e Titos qe: ”Jam dakord me pikëpamjen tuaj, por tash për tash nuk mund ta bëjmë dot këtë gjë, sepse serbët nuk do të na kuptojnë”. Enver Hoxha iu përgjigj: “Në rast se nuk e kuptojnë tashti, do ta kuptojnë më vonë”. E lau gojën Titoja me një “tash për tash”. Ndërkohë, presionet, shantazhet, komplotet nga ana e jugosllavëve vazhduan derisa arritën të përdorin “la manu militaru”, duke dërguar dy divizione në kufi me Korçën, gjoja për të na mbrojtur nga një agresion nga Greqia. Atëherë Enveri tha: “Ndal!””- tregon ajo.

Sipas saj, “nuk ishte më fjala për një sulm ndaj personit të tij, ishte një sulm ndaj Atdheut tonë të pavarur e sovran, një kërcënim serioz ndaj fitoreve të popullit tonë, të arritura me gjakun e 28 mijë bijve të tij më të mirë. Protesta e Enverit gjeti mbështetjen e Stalinit. Erdhi prishja me Jugosllavinë. Shpëtoi Shqipëria nga një “mik” i pabesë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KËMBIME TERRITORESH"/ Ish-zyrtari i CIA's: Nuk është qëllimi, ndarja e Kosovës
Previous article 12 veshje të Meghan Markle që do t'ju frymëzojnë për garderobën me klas të dimrit (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën Dossier

DOSSIER/ “Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatiste copëtimin…” Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës Dossier

DOSSIER/ “Përballë këtyre vështirësive, Konferenca e Londrës e shtyu vendimin përfundimtar për statusin e Shqipërisë..." Ana e panjohur e Konferencës së Londrës e 1913-ës

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi Dossier

DOSSIER/ “’Arkitektura e kishave në shekujt VII–XV’!" Një ditë në studion e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Aleksandër Meksi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT