Durrësi ka mbetur në “historinë e familjeve të para viteve ’90” si destinacioni më i lirë, më i shpejtë, dhe më i përballueshëm nga të gjithë faktorët që mund të ketë një plazh.
I pozicionuar në një formë mahnitëse strategjike, plazhi dhe qyteti i Durrësit nuk ka sesi të mos jetë çdo sezon veror në qëndër të medieve të huaja, dhe ato vendase.
Përflitet herë pas here për probleme me ujin e pijshëm, me shërbimet, me hotelerinë, me pritjen e turistëve, me kanalizimet, me ndërtimet pa leje, por në fund të gjithë i kemi qejf “nja dy ditë” në atë vend.
Na pëlqen sepse është afër thuajse me të gjithë qytetet kryesore më të mëdha të vendit.
Na pëlqen se gatuajnë në një mënyrë fantastike pjatat nga ato tradicionalet, deri tek ato që mund të quhet ndërkombëtare për nga forma.
Na pëlqen sepse edhe pse “mushkonjat” mund të na copëtojnë, prapë sjellin atë freskinë e shlegjeve dhe pishave gjigande të shpërndara në zemër të Durrësit, siç është pikërisht zona e “Shkëmbit të Kavajës”.
Na pëlqen se mban vulën e traditës së plazhit shqiptar.
Na pëlqen se sa herë përmendim “Durrës” instiktivisht bëhemi gati, rrëmbejmë nja dy shishe të mëdha uji të ftohtë, disa gjëra të përgatitura vetë, dhe me vrap tek autobuzat e mëngjesit që i ke të shpërndara tani në këtë kohë në çdo cep të kryeqytetit, dhe jo vetëm.
PO TURISTËT E HUAJ?
Nëse jemi ne ata që e kemi kaq shumë qejf, janë edhe turistët e të gjithë vendeve të botës që sot kanë vendosur të shkruajnë për gjërat që mund të bëhen në këtë qytet.
Objektivi kryesor është të bëhen me pak para, dhe të sjellin shumë qejf.
Një listë me njëzetëeshtatë (27) gjëra që mund të bëni në Durrës ka sjellë reagime fantastike nga turistët e “Trip Adivsor”.
Ato listojnë pika historike, dhe turistike që sipas tyre janë vizituar dhe kanë mbetur në memorie.
Kalaja, mozaikët, muzeu, sheshi kryesor, restorantet tipike me ushqime mesdhetare, dhe çdo gjë tjetër që lidh Durrësin, detin dhe malin bashkë i ka listuar “Trip Advisor” në një seksion të tërë të kushtuar këtij qyteti kaq të pëlqyer akoma edhe sot nga të gjithë ne.
Ky lajm është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, me informacione nga “Trip Advisor”.




