Një qytetare 30-vjeç, banuese në Tiranë ka kërkuar urdhër-mbrojtje të menjëhershme nga dhuna e vazhdueshme e bashkëshortit të saj, 40-vjeçarit me iniciale S.Rr edhe ky banues në Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 16.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.R., vjeçe 30, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi S.Rr., vjeç 40, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


