Shkencëtarët kanë arritur të zblojnë disa “trupa ujorë” nën sipërfaqen e planetit Mars.
Studimi i fundit ka nxjerrë në pah praninë e sipërfaqeve të lëngshme nën dhe mbi sipërfaqen e planetit të kuq, në polin e jugut.
Shkencëtarët thonë se ky zbulim mund të jetë çelës në gjetjen e jetës aliene në planet, duke nënvizuar se për të patur jetë duhet të ketë ujë në gjendje të lëngshme.
Gjithashtu ky zbulim do të ndihmojë në “mbrojtjen planetare”, çka do të thotë se në misionet e ardhshme, njerëzit duhet të tregohen të kujdesshëm të mos e kontaminojnë ujin me jetë nga Toka.
Zbulimi u krye nga MARSIS, Radari Mars i Avancuar për Nëntokën dhe Ionosferën Zanore, që ndodhet në paisjen Mars Express e Agjencisë Hapësinore Europiane, duke orbituar planetin e kuq.
Ky instrument mund të dërgojë impulse që depërtojnë tokën dhe akullin, duke i lejuar shkencëtarët të zbulojnë çfarë ka nëntokë pa qenë nevoja për të gërmuar.
Ata zbuluan se trupat ujorë janë “tretësira hipersaline”, pra uji ka përmbajtje të lartë të kripës, çka shpjegon edhe pse nuk arrin të ngrijë pavarësisht nga temperaturat shumë të ulëta në polin e jugut.