• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E RRALLË/ Shkencëtarët e kthejnë virusin në muzikë: Dëgjoni si tingëllon Covid-19
Home
Jetë

E RRALLË/ Shkencëtarët e kthejnë virusin në muzikë: Dëgjoni si tingëllon Covid-19

5 April, 2020 F.autor Jetë

Keni parë ndoshta me dhjetëra imazhe të koronavirusit, përgjegjës për mbi 1 milionë persona të infekuar dhe dhjetëra mijëra vdekje në të gjithë botën. Tani, shkencëtarët kanë arritur të ndërtojnë një mënyrë që ju ta dëgjoni atë: duke përkthyer strukturën e proteinës së saj të famshme të pikut në muzikë.

Tingujt që dëgjoni përfaqësojnë aspekte të ndryshme të proteinës së pikut që përkulet nga sipërfaqja e virusit dhe e ndihmon atë të kapet te qelizat humane. Si të gjitha proteinat, proteinat e pikut të Covid-19 janë të përbëra nga kombinime të aminoacideve. Duke përdorur një teknikë të re të quajtur sonifikim, shkencëtarët nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) i caktuan secilit aminoacid një notë unike në një shkallë muzikore, duke e shndërruar tërë proteinën në një rezultat paraprak muzikor.

Por në jetën reale, këto aminoacide kanë tendencë të harlisen në një spirale ose shtrihen në një sipërfaqe. Studiuesit kapin këto tipare duke ndryshuar kohëzgjatjen dhe vëllimin e notave. Edhe dridhjeve molekulare për shkak të nxehtësisë u është caktuar nga një tingull.

Por pse do të duhej ta shndërronim një virus muzikë? Ky formati i ri mund t’i ndihmojë shkencëtarët të gjejnë skuta të fshehta në proteina ku antitrupat ose medikamentet mund të jenë në gjendje të lidhen – thjesht duke kërkuar sekuenca muzikore specifike që korrespondojnë me këto skuta të fshehta.

Kjo, thonë studiuesit e MIT, është më e shpejtë dhe më intuitive sesa metodat konvencionale të përdorura për të studiuar proteinat, siç është modelimi molekular. Ata shtojnë se duke krahasuar sekuencën muzikore të proteinës së pikut me një bazë të gjerë të dhënash të proteinave të tjera të sonifikuara (zërifikuara), mund të jetë e mundur që një ditë të gjendet një syresh që të mund të bashkangjitet me proteinën e pikut, duke parandaluar virusin të infektojë një qelizë.

Sa për instrumentet, ato ishin plotësisht zgjedhja e studiuesve. Në këtë rast, një koto japoneze luan notat kryesore – tinguj qetësues që mund të sjellin sadopak qetësi në një kohë krize. (sciencemag)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME FYTYRËN E SKUQUR NGA MASKA/ Najada Çomo mesazh prekës për personelin mjekësor: E nderuar që…
Previous article KORONAVIRUSI/ Jordania përdor dronë dhe kamera mbikëqyrjeje për respektimin e shtetrrethimit

F.autor

Postime të ngjashme

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT