Byroja e Kuvendit do te mblidhet sot ne oren 18:00 per te diskutuar nje kerkese te grupit parlamentar socialist, i cili kerkon perjashtimin e 6 deputeteve te opozites nga Parlamenti.
Burimet bejne te ditur se PS kerkon qe te mos jene ne seancen e ardhshme parlamentare Edi Paloka, Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu nga PD-ja si dhe Kejdi Mehmetaj e Endrit Braimllari nga LSI.
Pak ore para mbledhjes se Byrose ka reaguar edhe Edi Paloka, i cili permes nje statusi ne faqen e tij ne Facebook shkruan “Sot, erdhi si legen , qendroi si legen dhe iku si legen. Ashtu sic eshte ne te vertete”.
***
Deputetet e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Ervin Salianji përjashtohet nga seanca e sotme parlamentare.
Vendimin e mori kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili u komunoi deputeteve demokratë përjashtimin.
Sipas tij seanca do të ndërpritet deri në largimin e Nokës, Balliut dhe Saianjit nga salla.


