• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RRALLË/ Njihuni me 93-vjeçari nga TROPOJA që pajton gjaqet: E kemi larguar… (VIDEO)
Home
Sociale

E RRALLË/ Njihuni me 93-vjeçari nga TROPOJA që pajton gjaqet: E kemi larguar… (VIDEO)

6 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Avdi Rexha është një 93-vjeçar nga Bujani i Tropojës. Mosha e ka detyruar mos të lëvizë shumë, e megjithatë ai vijon misionin e tij të nisur 25 vite më parë: të pajtojë gjaqet në një zonë ku fenomeni ka futur në hasmëri pothuajse çdo familje.

“Jam aktivizuar me misionin mbarëkombëtar të pajtimeve qysh në 1993. E kemi larguar njërën palë, i kemi distancuar që të mos takohen përditë, mos ta shohin në sy njëri-tjetrin, se fillojnë ngacmimet. I ka favorizuar ky largim, kanë kërkuar të largohen nga kjo fatkeqësi, i kemi udhëzuar duke u bërë edhe letrat”, tregon Rexha.

Ndryshe nga Shkodra apo Dukagjini, në rrethin e Tropojës gratë dhe fëmijët nuk janë ngujuar. Kanuni i Lekë Dukagjinit zbatohet me përpikmëri dhe gratë e fëmijët nuk preken.

“Të ngujuar nuk kemi, me hakmarrje janë me qindra, por të ngujuar nuk kemi. As fëmija nuk ka ngelur pa shkuar në shkollë nga frika e hakmarrjes, sepse është vetë populli që nuk e ul veten tek femra dhe tek fëmija. Këto gjëra janë të ulta dhe rrethi i Tropojës e ka mbrojtur këtë kriter burrëror”, shprehet 93-vjeçari.

Mosha për Avdiun nuk është pengesë. Janë ende me dhjetra familje për t’u pajtuar në vendin e tij, por pa ndihmën e shtetit e ka mjaft të vështirë: “Ndihma është shumë e vogël apo për të thënë fare nga pushteti. Shteti të ndihmon, ne na jep mundësinë, na udhëzon, na ndihmon me naftë, por nuk ka ndërhyrë shteti në këtë drejtim. Ka qenë Kanuni më i fortë se ligji, por sot është ligji”.

Pas vitit 1990, Tropoja ka humbur me qindra të rinj e të moshuar për shkak të hakmarrjes. Fenomeni është aq i fortë sa ligji nuk arrin ta mposhtë Kanunin. Shumë shtëpi janë mbyllur prej vitesh për t’i shpëtuar hakmarrjes, e cila në këto male lihet trashëgimi mes brezave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Real Madrid mes krizës së zezë/ Ramos flet për ndryshimin e trajnerit dhe mungesën e CR7
Previous article KËSHTU NUK E KENI PARË PREJ KOHËSH/ Ledri Vula mahnit i veshur me kostum (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe… Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT..."/ Protestuesit bllokojnë aksin para Drejtorisë së Policisë, vendosin një kosh mbeturinash dhe…

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 12 vatra ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe, qindra forca dhe 4 helikopterë në terren

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit bllokojnë rrugët në kryeqytet, Policia tenton t’i largojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT