Kryetari Erion Veliaj njihet për tipin e tij shumë sportive sa i përket pjesës që “kurorëzon” në Bashkinë e Tiranës shumë prej çifteve të reja.
Por ky i sotmi është akoma dhe më i rrallë.
Veliaj ka qenë “kumbari” i celebrimit të Kryetarit të Bashkisë së Mirditës, ish-deputeti Ndrec Dedaj. Ai është zgjedhur në krye të kësaj bashkie në zgjedhjet lokale të vitit 2015 dhe ky është mandati i tij i parë si drejtues i pushtetit lokal atje.
Ajo që e bën më interesante këtë histori është fakti se ligji me siguri që nuk e ka parashikuar se kush do ta drejtojë ceremoninë e celebrimit në një martesë civile që zhvillohet në Bashki, në rastet kur kryetarja apo kryetari i saj është beqar.
Me siguri që Ndrec Dedajt duhet ti ketë ardhur shpëtimi nga bashkëshortja, e cila duhet të jetë banore e qyteti të Tiranës. Nje kusht i mjaftueshëm per tu martuar edhe kur je kryetar i nje bashkie, në zyrat e kryetarit te nje bashkie tjeter. Sepse vete kryetari i bashkise e ka kusht te nevojshëm qe duhet te jete banor rezident i bashkise qe drejton, sepse perndryshe kandidaimi i tij do te kishte qene i pamundur.
Të na trashëkohet edhe Kryetari i Bashkisë së Mirditës, sepse me siguri duhet të ketë qene i vetmi në historinë e kësaj bashkie që ia ka dalë ta drejtojë, duke qenë beqar.
Të thuash të drejtën Ndreca në moshë është, po të kemi parasysh se ka lindur më 4 nëntor 1969 dhe këtë vit mbush 49 vjeç. Ndaj duket edhe pak i emocionuar, ndërsa bashkëshortja e tij simpatike, duket shumë e lumtur.
Ne ju sjellim disa foto nga ceremonia e sotme.
Përgatiti: AlpeNews.al




