• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E RRALLË/ Dy binjaket lindën në vite të NDRYSHME, mjekët shprehen se…
Home
Jetë

E RRALLË/ Dy binjaket lindën në vite të NDRYSHME, mjekët shprehen se…

17 April, 2019 k.autor Jetë

Dy binjake të lindura më shumë se tre muaj larg njëra-tjetrës, në vite të ndryshme, janë konsideruar si një ‘sensacion mjekësor’. Bëhet fjalë për një rast që mjekët besojnë se ka ndodhur për herë të parë.

Liana erdhi në jetë para kohe, më 17 Nëntor të vitit të shkuar, kur nëna e saj Oxana nga Kolonja e Gjermanisë ishte vetëm 26 javëshe shtatzënë. Më 22 Shkurt, Oxana solli në jetë edhe Leonie, 4 ditë pasi parashikohej të lindte.

Liana e vogël peshonte vetëm 900 gramë kur lindi para kohe.

“Pas lindjes së binjakes së parë, qafa e mitrës u mbyll përsëri dhe motra e saj mbeti në mitër”, tha një zëdhënës i spitalit. Teksa dhimbjet e lindjes pushuan, mjekët vendosën që Oxana mund ta mbante beben e dytë ende në bark dhe të lindte kur të vinte koha.

“Kushtet ishin shumë të mira gjithashtu për shkak të placentës së dytë dhe ne donim të provonim që fëmija të rritej sa më shumë të ishte e mundur në mitër”, shpjegoi shefi i maternitetit, Dr. Uwe Schellenberger.

Leonie lindi me një diferencë totale prej 97 ditësh me motrën e saj Liana dhe peshonte 3.7 kilogramë kur lindi.

Dr. Schellenberger shtoi se ky ishte një rast i rrallë për maternitetin e tyre, megjithatë ai tregoi se nuk ishte hera e parë që binjakët lindnin në ditë të ndryshme në spitalin Holweide. Por diferenca prej 97 ditësh sipas mjekut ishte unike për ta dhe speciale për botën.

Mediat lokale i përshkruajtën lindjet si “sensacion mjekësor” dhe sipas spitalit, ky mund të jetë edhe një rekord botëror.

“Një rast i tillë është shumë i rrallë botërisht. Sipas kërkimeve tona, në 2012, në Irlandë lindën dy binjakë me një diferencë prej 87 ditësh nga njëri-tjetri”, tha një zëdhënës i spitalit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AJAXI U KUALIFIKUA NË GJYSMËFINALE/ Ja provokimi që bën partnerja e De Ligt për CR7 (FOTO)
Previous article RIKTHIMI I VIZAVE/ Ministri Cakaj i bindur: KE-ja do të rrëzojë Holandën

k.autor

Postime të ngjashme

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj! Jetë

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT