• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E rrallë 60 zhurma të forta në gjithë botën, mbetet mister origjina e tyre
Home
Mister

E rrallë 60 zhurma të forta në gjithë botën, mbetet mister origjina e tyre

11 June, 2018 Sadik.Autor Mister

Banorët në Alabama mbetën pa fjalë javën e shkuar kur një zhurmë e fortë (boom) u dëgjua në shumë zona.

Ky fenomen nuk është i panjohur, por origjina e tij po. Prej kohësh ekspertët janë në pikëpyetje, pasi mbetet e paqartë nga vjen dhe çfarë e shkakton. Teoritë janë të shumta, nga avionët supersonikë te meteorët që shpërthejnë në atmosferë.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “DailyMail”, vetëm këtë vit, zhurma të tilla të ngjashme janë raportuar të paktën 64 herë, në vende të ndryshme të botës, përfshirë Michigan, Lapland, St Ives, Sëansea dhe Yorkshire.

Pavarësisht teorive të shumta, vetë ekspertët e NASA -s kanë dyshime për origjinën e këtyre “boom”.

 

Duke folur për ABC 3340, Bill Cooke tha se këto zhurma mund të jenë shkaktuar nga një avion supersonik, një shpërthim në tokë, apo një meteor që shpërthen në atmosferë.

 

Ndonëse zhurma e regjistruar më 14 Nëntor në Alabama u kap nga Qendra Gjeologjike Amerikane, të dhënat sugjerojnë se ajo nuk vinte si pasojë e një tërmeti.

Një zhurmë e tillë e fortë është regjistruar në shumë raste, ndër to përfshihen një në Idaho më 15 Nëntor, më 10 Tetor në Cairns, më 11 Maj në Abergavenny, etj.

Në disa raste ekspertët kanë konfirmuar se bëhej fjalë për meteorë që shpërthejnë e në disa raste të tjera për avionë supersonikë të ushtrisë amerikane. Por pjesa më e madhe mbeten mister.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Poloni – Lituani/ Lewandowski me shokë kanë mundësi për goleadë
Previous article TRAGJEDIA/ Vrasja e PARALAJMËRUAR. Pse Xhuljeta nuk e mori urdhrin e mbrojtjes...

Sadik.Autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT