Një vajzë e re, vetëm 15 vjeç ka sjellë në jetë një fëmijë në një lulishte në Durrës, ku së bashku me disa të tjerë kishin shkuar për të lypur.
“Jemi nga Fieri. Ishim atje dhe erdhëm këtu për të lypur. Pa drita jemi në shtëpi, s’kemi ekonomi. Kemi 4 fëmijë, jemi 6 veta së bashku me mua dhe nusen”, shprehet bashkëshorti i 15-vjeçares.
28-vjeçari tregon se bashkëshorten e tij e kapën dhimbjet në lulishte dhe solli në jetë një djalë.
“Lindi këtu në lulishte. E kapën dhimbjet, lindi djalë. Pastaj e çuam në spital, pa lekë, pa gjë, por doli me sukses”, u shpreh ai.
Burimi: Durreslajm.al









