Autori i plagosjes së priftit të kishës ortodokse në Lyon ka dëshmuar për policinë se arsyeja pse e kreu krimin ishte sepse gruaja e tij kishte një lidhje jashtëmartesore me priftin.
40-vjeçari i tregoi autoriteteve se kishte vetëm konflikte personale me priftin dhe sulmi nuk kishte lidhje me besimin fetar të tij. Sulmi u dyshua fillimisht si një akt terrorist për shkak të konflikteve midis Francës dhe ekstremistëve islamik.
Gjithashtu, ngjarja ndodhi vetëm disa ditë pas vrasjes me thikë të 3 personave nga një terrorist në Nice.
Prifti i cili u qëllua nga një ‘shotgun’ qëndroj në gjendje koma deri të mërkurën e kaluar. Ai e konfirmoi lidhjen e tij me gruan e atentatorit.


