Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Personi i cili ka ndërruar jetë është Evis Matraxhiu, 27 vjeç, banues në fshatin Vidhas-Elbasan.
27-vjeçari po drejtonte një motocikletë kur është përplasur për vdekje nga një automjet me targa AA 829 JO, i cili drejtohej nga personi me inicialet A.B., 41 vjec, banues në Kucovë.
Drejtuesi i automjetit mësohet se është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Ndërkohë që, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


