Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku ka ndërruar jetë 24 vjeçarja Anisa Gjini pasi dyshohet se është hedhur nga ballkoni i shtëpisë pas një konflikti me burrin e saj.
Ndërkaq për sqarimin e plotë të ngjarjes policia ka arrestuar bashkëshortin e viktimës, shtetasin Alfred Gjini, 31 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thotë policia.


