Një 68-vjeçar është goditur nga treni i mallrave Fier-Vlorë.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa F.M po ecte në këmbë.
“Rreth orës 12:40, në Levan, shtetasi F. M., rreth 68 vjeç, duke lëvizur, dyshohet se aksidentalisht është goditur nga shkalla e fundit e trenit të mallrave Fier-Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.