Ftojnë katër vajza të mitura për të dalë, por më pas i cojnë në banesen e njerit, i mbajnë peng dhe abuzojnë fillimisht me njërën prej tyre, shkruajnë mediat italiane.
Pesë miqtë, tre prej të cilëve janë shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë dhe tashmë do të përballen me drejtësinë për pengmarrje dhe abuzim seksual.
Ata u kapën pasi në banesën e njërit pre tyre për më shumë e tre orë kanë mbajtur katër vajza të mitura dhe abuzuan me njërën prej shoqeve. Tre shqiptarët janë të moshës 17, 18 dhe 19 vjecar, ndërkohë që vajzat janë të gjitha italiane.
Sipas akuzës djemtë nën efektin e alkoolit dhe nën ndikimin e drogës i mbyllën vajzat në dhomë dhe pastaj i kanë kërcënuar, madje edhe se do t’i flaknin nga dritarja.
Më pas kapën vajzën 16-vjecare dhe nisën të abuzonin me të egërsisht. Tashmë ata akuzohen për përdhunim në grup, lëndim dhe rrëmbim. Kurse dy djemtë e tjerë, marokenë 17 vjecarë akuzohen për posedim të marijuanës.