Arrestohet nga policia burri qe kishte tentuar te vriste gruan me thike. POlicia ben me dije se ka arrestuar autorin e plagosjes së ndodhur më datë 21.06.2019.
NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë,në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e autorit të plagosjes me thikë së shtetases A.Gj., kanë vënë në pranga shtetasin:
-G.Gj.,43 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datë 21.06.2019, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij duke e qëlluar disa herë me thikë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Krimeve të Rënda Tiranë në ngarkim të shtetasit G.Gj., për veprat penale “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 79/c-22 dhe 279 të Kodit Penal.


