Një aksident ka ndodhur në zonën e njohur si “Akullorja”, në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit, ku një automjet i drejtuar nga 48-vjeçari me iniciale A.L., ka aksidentuar 23-vjeçarin me iniciale M.LL.
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si “Akullorja”, në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit, ku një automjet i drejtuar nga 48-vjeçari me iniciale A.L., ka aksidentuar 23-vjeçarin me iniciale M.LL.
23-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.


