Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Klos, Mirditë këtë të shtunë.
Policia bëri me dije se dyshohet se shtetasi K. Gj. ka qëlluar pas një konflikti me shtetasin P. P.
Personi i cili qëlloi është në kërkim, ndërsa tjetri është shoqëruar për t’u marrë në pyetje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftim.