Gjithçka është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti kur vajza 21-vjeçare po ngrinte pesha në një stol, kur pa asnjë arsye u rrah nga shqiptari me të cilin po fliste.
Kur nisi ta sulmonte, vajza tentoi të arratisej, por ai e ndaloi dhe e goditi me grusht në fytyrë. Pasi e rrëzon në tokë, e dhunon sërish.
Në atë moment ndërhyri një instruktor, por sulmuesi nuk u ndal: hodhi një peshë ndaj vajzës, por fatmirësisht nuk e preku, pasi e reja po largohej me vrap në një nga dhomat e ndërrimit
Emigranti ka kapur një shufër hekuri, duke kërcënuar klientët e tjerë dhe ka arritur tek vajza në dhomë duke e bllokuar brenda. Vetëm ndërhyrja e karabinierëve ndaloi sulmin.
Me pas një klient i strukturës ndërhyri dhe e largoi shqiptarin pak para se ai të mund t’i gjuante asaj me gira palestre. E reja më pas ka arritur të reagojë dhe ka kërkuar strehë në kuzhinën pas lokalit të palestrës, por është ndjekur dhe ka arritur nga sulmuesi i saj dhe vetëm ndërhyrja e personave të tjerë të pranishëm ka parandaluar më të keqen.


