Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një burg në Bologna të Italisë, pasi një 40 vjeçar shqiptar i dha fund jetës së tij në qeli.
Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi në mesnatën midis të shtunës dhe të dielës, ndërsa bëhet me dije se shqiptari ishte arrestuar pasi u kap duke vjedhur në shtëpinë e një zyrtari publik.
Ai ishte në pritje të gjyqit, ndërsa një ditë para se të bënte vetëvrasje kishte kërkuar që të fliste me familjarët e tij në telefon, ndërkohë që nuk bëhet ende i ditur identiteti i tij.
“Ka një nevojë urgjente për të zhvilluar strategji që mund të bëjnë më efektive zbatimin e planit kombëtar për parandalimin e sjelljeve vetëvrasëse në burg’,- tha në një shënim Antonio Ianniello, garantuesi për të drejtat e njerëzve të privuar nga liria personale.