Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në një Gjykatë në Mal të zi, duke lënë një person të vdekur dhe disa të plagosur
Mësohet se shpërthimi ka qenë kamikaz, pasi aktivizoi një granatë dore. Autori është identifikuar si një 39-vjeçar, ndërsa nuk dihen ende arsyet e këtij sulmi.
Sipas policisë, 5 persona janë lënduar dhe ndodhen të shtruar në spital. Në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave.