Gjendet pas disa ditësh kerkime trupi i pajetë i 63-vjecarit Engjëll Kanani i cili dyshohej se kishte rënë ujërat e lumit Vjosë teksa po peshkonte.
Kërkimet e policisë kanë bërë te mundur gjetjen e trupit të tij në tokat e Kafarajt.
Dyshohet se 63-vjeçari ka pësuar infrakt.Më 16 janar, Engjëll Kanani nga Berati së bashku me mikun e tij 64 vjeç kishin dalë për të peshkuar, por në rrethana misterioze u raportua se viktima i kishte humbur nga sytë shokut të tij i cili bëri edhe më pas kallëzim në komisariatin e Fierit.


