Ajo që duhet të ishte një procedurë rutinë e përditshme, ka përfunduar tragjikisht mbrëmjen e kësaj të premteje për një person në Elbasan.
Rreth orës 21:06, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur Q.K., 61 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan.
61-vjeçari dyshohet se duke hedhur mbeturinat tek koshi i plehrave ka rrëshqitur dhe ka gjetur vdekjen.
Lidhur me situatën në të cilën humbi jetën i ndjeri, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.