Një 69-vjeçare është rrëzuar nga muri rrethues i Kalasë së Beratit teksa po bënte foto.
Lumnika Kaceli, banuese në Tiranë dhe me kombësi hollandeze, ka pësuar frakturë në njërën këmbë dhe lëndime të shumta në trup.
Pas ndihmës së dhënë nga të pranishmit, 69-vjeçarja është transportuar në spital për mjekim të specializuar – fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetënPolica ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.


