Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Astirit ku sikurse duket nga pamjet një makinë ka përplasur një burrë.
Ai ndodhet i shtrirë në tokë dhe nuk lëviz, ndërkohë që një person tjetër, në dukje shoferi makinës i hedh një xhup sipër. Për fat të keq i lënduari ka vdekur si pasojë e përplasjes.
“Më datë 02.04.2023 rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.” – njofton policia.


