Është përfshirë nga flakët këtë mesditë Urgjenca e Spitalit të Durrësit.
Burime “BalkanWeb” tha se zjarri ka rënë repartin e grafisë së Urgjencës, ndërsa janë evakuar menjëherë pacientët.
Ndërkohë, në një reagim të shkurtër, Policia e Durrësit njofton se “Në lidhje me lajmin për rënie zjarri në Spitalin e Durrësit, ka pasur vetëm një shkëndijë, e cila është shuar dhe nuk ka asnjë problem”.


