Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Greqi dhe si pasojë është vënë në pranga një shqiptar.
Sipas mediave greke, një 58-vjeçar shqiptar ka abuzuar seksualisht për 4 vite me një 10-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Peramas në Greqi. Sipas informacioneve, 10-vjeçarja është vajza e bashkëjetueses së tij, e cila është përdhunuar vazhdimisht nga 58-vjeçari.
Akoma nuk është bërë i njohur identiteti i shqiptarit, ndërsa autoritetet greke vijojnë hetimet, pasi 58-vjeçari dyshohet se ka përdhunuar edhe vajzën e mitur të bashkëjetueses së parë në zonën e Pireut.


