Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e një zjarri që ka rënë në banesën e saj pasditen e sotme në Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata” në qytetin e Vlorës.
Mësohet se gruaja jetonte e vetme në banesë dhe mësohet se ishte e paralizuar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit që kanë shuar zjarrin.
Informacion paraprak
Më datë 23.03.2021, rreth orës 17:45, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, ka rënë zjarr në një banesë ku jetonte shtetasja E. Gj., rreth 50 vjeçe, invalide, e cila nuk ka mundur të dalë nga banesa dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


