Një puëntor rreth 50 vjeç është plagosur pasditen e sotme në një prej hidrocentraleve që po ndërtohen në zonën e Valbonës, në Tropojë.
Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se 50 vjeçari me inicialet B.L ka qenë duke u kthyer nga puna që bënte në një prej heceve të zonës, por një sasi inertesh i ka rënë në kokë dhe i ka shkaktuar plagë të rënda. I plagosuri është banor i fshatit Shoshan të Tropojës.
Për shkak të plagëve të rënda dhe pamundësisë për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Bajram Currit, 50 vjeçari është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranës