Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Besim Alla”, në Tiranë.
Një shtyllë është rrëzuar mbi një furgon të tipit “Volksëagen”.
Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar menjëherë në spital.
Sakaq policia e cila ka arritur menjëherë në vendngjarje ka ngritur hetimet.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.08.2018, në rrugën “Besim Alla”, shtetasi H. C., vjeç 26, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin furgon tip “Volksëagen”, aksidentalisht është dëmtuar nga një shtyllë, e cila ka rënë mbi mjet. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si ngjarje aksidentale.


