Data 31 dhjetor u mbyll me një ngjarje tronditëse, pasi 59-vjeçari Përparim Ademi vrau bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, pas disa konflikte familjare.
Ndërkohë dhe 1 janari ka nisur me një tjetër krim në familje, duke tronditur kryeqytetin. 34-vjeçari Klajdi Shundi ka vrarë me thikë në qafë kunatin e tij 42-vjeçar Vladimir Zvezhda. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 maji” në kryeqytet në orën 3:45 të mëngjesit të 1 janarit.
Autori e kishte burrin e motrës viktimën Vladimir Zvezhda. 42-vjeçari me gruan kishin shkuar për Vit të Ri në shtëpinë e autorit. Pasi janë zënë brenda apartamentit kanë dalë të dy jashtë në hyrje të pallatit dhe aty 42-vjeçari është qëlluar për vdekje me thikë në qafë.
Policia ka arrestuar autorin, i cili ka qenë në gjendje të dehur kur ka ndodhur krimi.


