Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku pesë punonjës kanë rënë nga skela e pallatit që po rikonstruktohej. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”.
Bëhet e ditur se 2 punonjës të tjerë kanë mbetur nën rrënoja. Ka qenë banorët ata që kanë lajmëruar ambulancën, e ndërsa mendohet se ka dhe persona të tjerë të lënduar. Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje.