Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet. 56 vjeçari është vetëhelmuar me pesticide, gjë e cila i ka sjellë edhe vdekjen.
Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 31.08.2018, në spital, ka vdekur shtetasi N.G, vjeç 56, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur si pasojë e vetëhelmimit me pesticide. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.


