Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 4 të rinjve, ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Tiranë.
Mësohet se një automjet është përplasur në rrethrrotullim, në afërsi të qendrës tregtarë TEG.
Si pasojë e këtij kanë mbetur të plagosur 4 të rinj të cilët, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:38, ku mjeti, tip “Benz” me targë AA 233 VG, me drejtues Florid Sina, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësor të rrethrrotullimit, në rrugën ‘Ura Teknologjike’- TEG. Kështu nga përplasja kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit Florid Sina, 28 vjeç nga Tepelena, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën,dhe 3 personat që po udhëtonin me të:
Xhesjana M., 20 vjeç nga Përmeti, studente në Tiranë, e cila për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Era R., 20 vjeçe nga Pogradeci, studente në Tiranë, e cila ndodhet në reanimacion, në gjendje të rëndë.
Altion Agalliu, 27 vjeç nga Tirana, i cili gjithashtu ndodhet në gjendje të rëndë.
Pas aksidentit Agalliu është larguar vetë nga vendi i ngjarjes, por mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, ai është sjellë në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
Burime nga policia kanë bërë me dije se drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit, nga ku ka rezultuar se ai nuk kishte konsumuar pije alkoolike, ndërsa dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Ndërkaq, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.



