Një automjet i braktisur është gjendur mesditën e sotme në zonën e “Livades” në qytetin e Shkodrës, bëjnë me dije autoritetet Policore të qytetit. Brenda këtij automjeti është gjendur i dekompozuar trupi i një personi, ende i paidentifikuar nga blutë e Shkodrës por që dyshohet se është transportuar me këtë makinë. Pistat e para janë ato të vrasjes me dashje, ndërkohë që priten të reja nga Policia.


