Në dukje e pamundur, por e vërtetë. Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara.
Një grua është përdhunuar nga një person në një tren, ku të pranishëm ishin dhe pasagjerët e tjerë.
Oficerët u thirrën në terminalin e Rrugës 69 rreth orës 10 pasdite të mërkurën, në lidhje me ngjarjen që ndodhi në trenin, i cili po udhëtonte drejt perëndimit në Linjën Market-Frankford.
Një dëshmitar u shpreh se në tren kishte shumë njerëz të cilët sipas tij duhet të kishin ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen.
“Kishte shumë njerëz, sipas mendimit tim, që duhej të kishin ndërhyrë; dikush duhet të kishte bërë diçka,” tha Bernhardt.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se gruaja ka treguar gjithçka në polici, teksa ka shtuar se personin që abuzoi seksualisht me të nuk e njihte.
Autori i cili është identifikuar nga policia si Fiston Ngoy, 35 vjeç, është arrestuar dhe po përballet me akuza për përdhunim, ndërkohë gruaja është dërguar në spital.


