Charles James Kirk, i njohur si Charlie Kirk, një aktivist i djathtë amerikan dhe aleat i presidentit Donald Trump, është qëlluar në qafë me armë zjarri gjatë një eventi publik në Utah Valley University.
Kirk është një nga figurat më të njohura të politikës konservatore në SHBA dhe themelues së bashku me Bill Montgomery i organizatës Turning Point USA, krijuar në 2012 për të promovuar ide konservatore në universitete dhe kampuset amerikane. Ai ka 5,2 milionë ndjekës në X dhe 7,3 milionë në TikTok, dhe është mbështetës i zjarrtë i presidentit Donald Trump.
Aktualisht nuk dihen gjendja e tij shëndetësore; ai u largua menjëherë nga siguria dhe u dërgua në spital. Një person i dyshuar është arrestuar. Në videot e transmetuara drejtpërdrejt nga eventi shihet qartë momenti kur Kirk goditet.
Presidenti Trump shkroi në Truth: “Duhet të lutemi të gjithë për Charlie Kirkin. Një djalë i mrekullueshëm nga koka te këmbët. Zoti e bekoftë!”
Sipas një njoftimi të universitetit, “Një plumb i vetëm është qëlluar në kampus ndaj një folësi të ftuar. Policia po heton dhe personi i dyshuar është në mbajtje.” Universiteti është mbyllur për publikun për shkak të incidentit.


