Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë së “Metro Louisville” në Louisville të SHBA-së.
Sipas asaj që raportojnë mediat amerikane, Waljon Fejzuli, 27-vjeçar, akuzohet për abuzim seksual me një vajzë 6-vjeçare. Duke iu referuar këtyre burimeve, hetimi për Fejzuli ka nisur më 21 shtator nga Shërbimi Mbrojtes i Fëmijëve.
Detektivi që merret me çështjen tha se u zbulua se fëmija ishte i lidhur, ndërsa Fejzuli abuzonte më të. Ndaj tij rëndon akuza rrëmbim të mituri dhe abuzim seksual me një fëmijë nën 12-vjeç.


