Një punonjës i Policisë Kufitare është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në skafin e shërbimit. Mësohet se polici është Ilirjan Goga, 63 vjeç.
Burime nga Policia Mësohet se Goga është ndjerë keq gjatë orarit të punës dhe është nisur për spital por ka mbërritur i vdekur. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


