Ngjarja ka ndodhur në fshatin Karkavec ,Prrenjas. I mituri E.Rr.,7 vjeç, ,është kapur pas një rimorkio zetori, pa targa, me drejtues shtetasin K.V, 50 vjeç, banues në fshatin Karkavec, i cili ka qenë duke transportuar pleh organik nga banesa e shtetasit G.Rr.,për tek tokat e tij në fshatin Karkavec.
Fëmija i mitur aksidentalisht ka rënë nga spondi i zetorit duke u dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spitalin e Tiranës, nën kujdesin e mjekëve .
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale..


