Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ku një i mitur ka humbur jetën.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur në fshatin Pajove, ku janë përshirë dy automjete. Pas aksidentit njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rruge duke përplasur për vdekje një 10-vjeçar, i identifikuar si Enjo Tabaku.
Plagosja në gjimnazin e Fushë Krujës/ Adoleshenti shkoi vetë në ambulancë me thikë në qafë! Në rrezik për jetën (DETAJE)
I mituri ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të shumta. Ai u përplas nga automjeti tip Volkswagen golf, i cili drejtohej nga shtetasi Odorian Petriti 46 vjeç.
Automjeti tjetër që u përfshi në aksident drejtohej nga Mikel Petriti 41 vjeç.


