Policia raporton për një 14 vjeçar të mbytur dje në qytetin e Milotit.
Shtetasi shqiptar, me banim në qytetin verior është mbytur teksa po lahej në zonën e “Urës së Zogut” me shokët e tij.
Policia ndërkohë ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa po shqyrtohen të gjitha pistat e mundshme të vdekjes.
Pista kryesore e humbjes së jetës është ajo e mbytjes, dhe e mos rezistencës në ujë teksa 14 vjeçari po notonte.
Zona në të cilën është mbytur i mituri njihet për thellësinë e ujit, si dhe rrezikshmërinë e lartë të hedhjes nga ura në lum.
/ALPENews.al