Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar para pak minutash në në fshatin Shëlli të Matit, ndërsa fillimisht u raportua se ka humbur jetën një person dhe 2 tjerë kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë.
Nuk dihen ende shumë detaje lidhur me personat e përfshirë në konflikt.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.