Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në një tunel pranë Librazhdit.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është Hasan Bici, i cili dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës në tunelin e hekurudhës, në kilometrin 102 e 600 në dalje të Librazhdit.
Nuk përjashtohen as pistat e tjera për vdekjen e mistershme, ndërsa pritet që tashmë hetimet për ngjarjen e rëndë t’i marrë në dorë policia.


