Humb jeten ne nje aksident nje shtetas ne Lezhe, teksa udhetonte me nje makine te mbushur me lende narkotike.
Viktima eshte identifikuar si shtetasi Tonin Ndreca 34 vjec.
Informacion paraprak
Në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë – Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor, shtetasi T.N. 34 vjeç, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë poshtë urës ku ka humbur jetën.
Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi.
Nga kqyrja e mjetit, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


