• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË NË KUÇOVË/ E sëmura mendore përdhunohet dhe ngelet shtatzënë: Nuk i njoh…
Home
Breaking News

E RËNDË NË KUÇOVË/ E sëmura mendore përdhunohet dhe ngelet shtatzënë: Nuk i njoh…

1 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në muajin shkurt emisioni “BOOM” ka denoncuar abuzimin seksual të një 30 vjeçareje, të sëmurë mendore, endacake, në qytetin e Kuçovës. Vetëm pak muaj pas këtij paralajmërimi, e reja me inicialet M.G është në muajin e gjashtë të shtatzanisë. Sipas saj ky abuzim ka ndodhur në mënyrë të vazhdueshme, nga njerëz të cilët nuk i njeh.

boom-shtatezania

Gazetarja: Kush është babai i fëmijës?

30-vjeçarja: Nuk e di kush është, erdhën 3-4 veta. Njëri më përdhunoi rrugës në qendër të Kuçovës, njëri këtej, tjetri brenda.

Gazetarja: Ka qenë natën apo ditën

30-vjeçarja: Natën

Edhe pse “BOOM” e referoi rastin në shkurt pranë shërbimit social, por edhe komisariatit të policisë Kuçovë, asnjë masë nuk u mor për strehimin, apo mbrojtjen e saj.

7 muaj më pas, policia nuk jep asnjë informacion për veprimet konkrete të kryera nga ana e saj pas marrjes së sinjalizimit për përdhunimin e të sëmurës mendore që në shkurt.

Sipas Drejtorisë së Shërbimit Social Berat “Shërbimet në qendrat e zhvillimit janë shërbime komunitare që synojnë sigurimin dhe përmirësimin e statusit dhe cilësisë së jetesës së individëve me aftësisë të kufizuar , deri në 21-vjeç.”, duke e quajtur këtë një rast përjashtimor.

Në këto kushte gazetaret e BOOM në bashkëpunim me drejtorinë e Shërbimit Social Kuçovë kontaktuan me shoqata të ndryshme, ku njëra praj tyre mori përsipër strehimin e vajzës derisa të lindë, por vetëm pas 24 orësh edhe shoqata është dorëzuar duke e quajtur këtë rast shumë të vështirë për tu menaxhuar.

“BOOM” kërkoi një takim me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për të negociuar një zgjidhje për rastin, por ministria kërkoi që gazetarët t`i drejtohen zyrës së shtypit .

Abuzimet me persona të pazotë fizikisht apo mendërisht, kur personit të dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI I MOSHËS/ Ja cilat janë skuadrat më të REJA dhe më të VJETRA në Europë
Previous article INDINJATA PUBLIKE NË ANGLI/ Restoranteve do t’iu ndalohet me ligj mbajtja e bakshisheve

F.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT