• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E RËNDË NË KOSOVË/ Vritet me armë zjarri një person, dy të plagosur. Arrestohet një i dyshuar
Home
Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Vritet me armë zjarri një person, dy të plagosur. Arrestohet një i dyshuar

13 July, 2021 Delo.autor Rajon

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e plagëve të marra nga një gjuajtje më armë zjarri që ndodhi sot rreth orës 11:00 në rrugën “Kemajl Azizi” në Viti.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se njëri nga të lënduarit i cili është dërguar për në Gjilan, nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

“Dy të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për trajtim mjekësor në emergjencën e Vitisë. Edhe për kundër ndihmës së mjekëve në qendrën emergjente në Gjilan, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga të lënduarit banori i Vitisë ka ndërruar jetë”, ka deklaruar ai.

Hashani bëri të ditur se është arrestuar një person në lidhje me këtë rast, teksa tha se deri më tani nuk dihet motivet e ngjarjes.

“Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjigj rastit me urgjencë. Policia e Kosovës me njësitet relevante në vendin e ngjarjes kanë arritë ta arrestojnë një të dyshimtë që besohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë . Hetimet se si ka ardh deri te ky rast i rëndë si dhe motivet e këtij rasti janë duke i udhëhequr Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, njoftoi ai.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin për vrasjen në Viti.

Sipas komunikatës për medie i dyshuari është E.R, dhe vendimi për ndalimin e tij është lëshuar sot pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të njëjtit iu janë sekuestruar një revole dhe një armë gjuetie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË KOSOVË/ 8 raste reja me koronavirus, asnjë viktimë në 24 orët e fundit
Previous article AKSIDENT NË ORIKUM/ Makina kthehet përmbys në kanal, krijohet trafik në zonë

Delo.autor

Postime të ngjashme

KRIZA NË KOSOVË/ Ish-ambasadori Walker paralajmëron: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin, do të ketë thellim të përçarjes Rajon

KRIZA NË KOSOVË/ Ish-ambasadori Walker paralajmëron: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin, do të ketë thellim të përçarjes

"KASAPI I BALLKANIT" ME FUNERAL / Serbia do t’i japë nderime Ratko Mlladiçit Rajon

"KASAPI I BALLKANIT" ME FUNERAL / Serbia do t’i japë nderime Ratko Mlladiçit

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake Rajon

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT