Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem të Kavajës një ditë më parë, ku dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga gazi në banesë.
Viktimat, Mihal Jani dhe Anila Llulla, përkatësisht 60 dhe 50 vjeç, janë gjetur sot nga policia pas njoftimit të familjarëve të tyre se kishin humbur kontaktet.
Sakaq, çiftit nuk i janë konstatuar shenja dhune në trup, ndërsa policia njofton se grupi hetimor vijon hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Njoftimi i Policisë
Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.